• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Orban: Japim mbështetje për çdo iniciativë paqeje, jemi të gatshëm të ndihmojmë

Orban: Japim mbështetje për çdo iniciativë paqeje, jemi të gatshëm të ndihmojmë

Budapest, 18 maj 2023 (MIA) - Hungaria është në anën e paqes dhe do të mbështesë çdo plan paqeje, deklaroi sot kryeministri Viktor Orban. 

"Nuk dihet se cili plan i paqes ka mundësi për sukses, ndërsa Hungaria i mbështet të gjitha iniciativat dhe është e gatshme të ndihmojë në këtë proces, ose si ndërmjetës ose të jetë vend për negociata për armëpushim", deklaroi Orban pas takimit të liderëve të Internacionales Demokratike Centriste në Slloveni, në Bled, raporton MTI.

Sipas tij nëse nuk bëhet hapi i parë, asnjëherë nuk do të arrihet paqe. 

Orban tha se dikush sheh mundësi për zgjidhjen e konfliktit ruso-hungarez me mjete ushtareke, por se të tjerët nuk e shohin këtë mundësi dhe bëjnë thirrje për ndërprerje të armëpushimit dhe bisedimeve të paqes. 

“Natyra e vërtetë e konfliktit nuk është zbuluar ende, disa e konsiderojnë atë një luftë proksi, ndërsa të tjerë flasin për një luftë të vërtetë mes dy palëve”, deklaroi kryeministri hungarez.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se pse Hungaria e bllokoi dërgimin e paketës së ndihmës në Ukrainë nga Fondi Evropian i Paqes, Orban tha se këto fonde janë të destinuara për sigurinë evropiane, dhe jo për luftën në Ukrainë.

"Pjesa më e madhe e mjeteve shfrytëzohen për ndihma në Ukrainë. Hungaria dëshiron të sqarojë nëse fondi i shërben qëllimit të saj origjinal ose synon ta mbështesë Ukrainën”, tha Orban.

Ai theksoi se pozita e Bukureshtit është ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, duke e pasur parasysh se në Ukrainë jeton një pakicë hungareze, jetët e të cilëve janë sakrifikuar, gjë që është një "humbje kombëtare personale" si për Ukrainën ashtu edhe për Hungarinë.

Mbledhja e Internacionales Demokratike Centriste mbahet me moton “Siguria, drejtësia, paqja”, ndërsa Orbani merr pjesë si një nga nënkryetarët e saj. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR