• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Orbani: Integrimi i Ukrainës në BE do ta ndalojë zhvillimin e Hungarisë

Orbani: Integrimi i Ukrainës në BE do ta ndalojë zhvillimin e Hungarisë

Budapest, 15 prill 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orbani sot deklaroi se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në BE, për të cilin këmbëngulin Brukseli dhe partia opozitare Tisa, do të kërcënonte zhvillimin e Hungarisë.

"Vendi ynë po ballafaqohet me kërcënim serioz: hyrjen e Ukrainës në BE. Ky rrezik është mbi kokën tonë. Dje në Bruksel ishte vendosur një paketë për të përshpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE. Nëse kjo ndodh, të gjitha paratë e hungarëzëve duhet të shpenzohen për fqinjin tonë lindor", tha Orbani në hapjen e aksit të fundit të autostradës M-44.

Ai theksoi se "jo vetëm që nuk do të mbërrijnë fondet e BE-së që i përkasin Hungarisë, por edhe paratë nga buxheti hungarez do të përfundojnë në Kiev, kështu që për një kohë të gjatë asgjë nuk do të ndërtohet, e lëre më një rrugë", raporton Nemzeti i Hungarisë.

 Orbani i bëri thirrje popullit hungarez për referendum për të shprehur mendimin e ryre për hyrjen e Ukrainës në BE. 

Sipas tij, Brukseli dëshiron një qeveri pro-ukrainase në Hungari që do të përmbushë kërkesat e Kievit. "Kjo ka të bëjë me paktin Bruksel-Tisa. Brukseli po ndihmon për të rrezikuar zhvillimin ekonomik të hungarezëve duke mbështetur partinë Tisa, e cila, nga ana tjetër, mbështet anëtarësimin e Ukrainës dhe ndihmën ekonomike e ushtarake për Ukrainën," tha ai.

Orbani theksoi se ditët e fundit ka filluar një epokë e re në politikën hungareze, ndërsa “Brukseli dhe Tisa pranojnë hapur se qëllimi i tyre është të shkatërrojnë standardet e jetesës së hungarezëve”.

"Ata duan dhe po punojnë që vendi ynë të dështojë... Nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë, do ta bëjmë Hungarinë të suksesshme, sado që ata të përpiqen të prishin vendin tonë. Kjo është një luftë e madhe, ata duhet të ndalen së bashku me Ukrainën. Është një detyrë e madhe, por ne nuk frikësohemi”, tha kryeministri i Hungarisë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR