Orban: Hungaria nuk do ta zbatojë paktin e emigracionit të BE-së, nuk do të pranojë emigrantë
- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot deklaroi se vendi nuk do ta zbatojë paktin për emigracion të Bashkimit Evropian, "gjithnjë derisa ka Qeveri kombëtare, patriotike" në atë vend.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:59, 12 nëntor, 2025
Budapest, 12 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot deklaroi se vendi nuk do ta zbatojë paktin për emigracion të Bashkimit Evropian, "gjithnjë derisa ka Qeveri kombëtare, patriotike" në atë vend.
"Brukseli dha urdhër. Pakti i emigracionit po aktivizohet. Do të doja njëherë e përgjithmonë të jem i qartë: gjithnjë derisa Hungaria ka Qeveri patriotike, nuk do ta zbatojmë paktin për emigracion", tha orban në video porosinë e publikuar në Fejsbuk, transmetoi agjencia hungareze e lajmeve MTI.
Ai theksoi se Hungaria nuk do të pranojë emigrantë dhe se nuk do t'u japë asnjë euro.
pakti për emigracion dhe azil është përmbledhje e rregullave të BE-së që duhet të fillojë të zbatohet nga qershori i vitit 2026, ndërsa qëllimi i tij është të krijojë procedura efikase dhe të unifikuara për menaxhim me arritjet, të sigurojë shpërndarje të drejtë të barrës mes vendeve anëtare dhe të vendosë solidaritet, njëkohësisht duke i mbrojtur të drejtat themelore të emigrantëve. ab/
Foto: arkivi