• e shtunë, 07 mars 2026

Orban: Evropa nuk është e gatshme për krizë të re migracioni

Orban: Evropa nuk është e gatshme për krizë të re migracioni

Budapest, 6 mars 2026 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se Evropa është plotësisht e papërgatitur për një krizë të re migracioni, por shtoi se vendi i tij di si ta parandalojë hyrjen e migrantëve.

Orban theksoi se sistemi kombëtar i menaxhimit të migracionit, i prezantuar në vitin 2015, bazohet në parimin se vetëm njerëzit që kanë marrë leje paraprake mund të hyjnë në vend.

"Në Perëndim, atyre u lejohet të hyjnë, kurse më pas ata qëndrojnë në ato vende pavarësisht vendimit për kërkesat e tyre për qëndrim", theksoi kryeministri hungarez.

Sipas tij, modeli hungarez është "nën sulm", duke akuzuar institucionet e Bashkimit Evropian se po përpiqen ta detyrojnë Budapestin të pranojë, siç e quajti ai, "politikën e gabuar të migracionit të Evropës Perëndimore".

Orban theksoi se përparësia kryesore e qeverisë është siguria e shtetit. Sipas tij, kontrolli i rreptë mbi migracionin është i nevojshëm për të parandaluar sulmet terroriste dhe rritjen e krimit.

"Unë sigurisht nuk dua që numri i migrantëve të rritet deri në atë pikë sa të na e marrin vendin", shtoi ai. mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR