• e premte, 05 dhjetor 2025

Orban: Brukseli është ai që dëshiron ta ndryshojë qeverinë në Hungari

Orban: Brukseli është ai që dëshiron ta ndryshojë qeverinë në Hungari

Budapest, 17 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se nuk ka frikë nga humbja e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, pasi përballet me një sfidë të rrallë ndaj sundimit të tij prej dydekadash në Budapest.

Sondazhet tregojnë se partia Fides e Orbanit, i cili është kryeministër i Hungarisë pothuaj 20 vjet, ndërsa 15 vitet e fundit pa ndërprerje, ngec pas partisë opozitare Tisa në Hungari, të udhëhequr nga Petar Magjar.

Në intervistë me Matias Depfner, drejtor ekzekutiv i grupit mediatik gjerman "Aksel Springer", Orban është pyetur nëse do ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve nëse humb, ai iu përgjigj se ka "përvojë" në opozitë dhe nuk është i brengosur për mbijetesën e tij politike.

Magjari dhe Tisa e tij kryesojnë në sondazhe falë premtimeve për shkatërrimin e korrupsionit dhe për të ringjallur ekonominë në ngecje të Hungarisë.

Zgjedhjet do të mbahen pranverën e ardhshme, me siguri në prill.

“Unë nuk jam vetëm rekorder si kryeministër, por edhe rekorder si udhëheqës i opozitës. Kam përvojë. Kalova 16 vjet në politikë si udhëheqës i opozitës. Mos kini frikë. Unë di si të vazhdoj. Bashkimi Evropian është rrezik për ne. Ata po na shantazhojnë. Ata po përpiqen të na mbytin ekonomikisht dhe financiarisht”, tha Orban.

Magjari nuk është “kundërshtari i tij kryesor” në zgjedhje, thotë Orban, por Brukseli.

“Brukseli do të donte të ndryshonte qeverinë në Hungari. Ata do të donin një qeveri këtu në Hungari, siç bënë në Poloni, që ndjek udhëzimet e Brukselit për migracionin, ekonominë, luftën. Por unë nuk jam ai njeri”, tha Orban. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR