• e martë, 24 dhjetor 2024

Orban: BE-së i nevojitet strategji e re për luftën në Ukrainë, sanksionet nuk kanë efekt

Orban: BE-së i nevojitet strategji e re për luftën në Ukrainë, sanksionet nuk kanë efekt
Budapest, 23 korrik 2022 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot deklaroi se Bashkimit Evropian i nevojitet strategji e re rreth luftës në Ukrainë, sepse sanksionet kundër Moskës nuk kanë efekt. "Nevojitet strategji e re e cila duhet të përqendrohet në bisedimet paqësore dhe si të arrihet propozim i mirë paqësor... në vend të asaj se si të fitohet lufta", tha Orban në një fjalim në Rumani. Në fjalimin e tij të sotëm para mbështetësve të tij në Rumani Orbani theksoi se strategjia perëndimore është ndërtuar mbi katër shtylla: se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë me armët e NATO-s, se sanksionet do ta dobësojnë Rusinë dhe do ta destabilizojnë udhëheqësinë e saj, se sanksionet do ta dëmtojnë Rusinë më shumë se sa Evropën dhe se bota do të organizohet në shenjë të mbështetjes për Evropën. Ai, megjithatë deklaroi se kjo strategji është e pasuksesshme, sepse qeveritë në Evropë rrëzohen "si domino", çmimet e energjisë u rritën dhe tani është e nevojshme strategji e re. Ukraina, shtoi kryeministri hungarez, asnjëherë nuk do ta fitojë luftën në këtë mënyrë, sepse "thjeshtë armata ruse ka dominim asimetrik". fc/  

QËNDRONI TË LIDHUR