• e premte, 05 dhjetor 2025

Orban: BE-ja nën drejtimin e Lajenit po shkon drejt humnerës

Orban: BE-ja nën drejtimin e Lajenit po shkon drejt humnerës

Budapest, 12 shtator 2025 (MIA) – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se është e nevojshme të rishikohen të gjitha politikat e rëndësishme të BE-së të miratuara nën udhëheqjen e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Ai në intervistën e dhënë gjatë vizitës së tij të punës në Emiratet e Bashkuara Arabe tha se BE-ja e udhëhequr nga Lajeni po shkon drejt humnerës.

"Për Lajenin do të ishte më mirë që të mbledh valixhet, të shkojë qetë në shtëpi dhe t'ua lë Brukselin atyre që janë të aftë të krijojnë politika më të mira. Është e nevojshme të rishikohen të gjitha politikat e rëndësishme të BE-së, sepse blloku po shkon drejt humnerës me Ursula fon der Lajenin. Katër deri në pesë politika kryesore duhet të shfuqizohen dhe zëvendësohen, gjë që Lajejni nuk është në gjendje ta bëjë", ka thënë Orbani.

Ai shtoi se duhet të "rishqyrtohen" politika e tranzicionit të gjelbër, politika ndaj Ukrainës, sanksionet, politika e tregtisë dhe migracionit.

Sipas Orbanit, politikanë si Lajeni dy herë kanë tërhequr hungarezët në luftë me pasoja të tmerrshme për vendin.

"Zonja dhe zotërinj që flasin gjermanisht, gjermanët që janë të sigurt në Perëndim po tentojnë t'i përfshijnë njerëzit e Evropës Qendrore, përfshirë hungarezët, në luftë. Kjo është e papranueshme", theksoi Orbani.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR