Orban: Është e papranueshme dëshira e Brukselit që emigrantët me forcë t’i zhvendos në Hungari
- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban bëri të ditur se marrëveshja e re e ministrave evropian për Punë të Brendshme mbi reformën e politikës së migracionit është e “papranueshme”.
- Post By Fami Bajrami
- 12:43, 9 qershor, 2023

Budapest, 9 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban bëri të ditur se marrëveshja e re e ministrave evropian për Punë të Brendshme mbi reformën e politikës së migracionit është e “papranueshme”.
“Brukseli po abuzon me fuqinë e saj. Ata duan më forcë t'i zhvendosin emigrantët në Hungari”, ka thënë Orban, ndërsa në Tuiter ka postuar zëdhënësin e qeverisë hungareze, Zoltan Kovaç.
Kjo, siç tha Orban, është "e papranueshme".
Ministrat për Punë të Brendshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për të ndryshuar sistemin e azilit i cili nënkupton edhe ndarjen e përgjegjësisë kur bëhet fjalë për emigrantët të cilët në Evropë hyjnë pa leje.
foto: arkivi