Orë policore në qytetin francez Kallmar pas shpërthimit të trazirave
- Në qytetin francez Kallmar, në jug të Parisit në rajonin Il de Frans, do të vendoset orë policore nga sonte deri më 3 korrik nga ora 21:00 deri në orën 6 të mëngjesit, njoftuan autoritetet lokale.
- Post By Sara Ademi
- 20:23, 29 qershor, 2023

Paris, 29 qershor 2023 (MIA) - Në qytetin francez Kallmar, në jug të Parisit në rajonin Il de Frans, do të vendoset orë policore nga sonte deri më 3 korrik nga ora 21:00 deri në orën 6 të mëngjesit, njoftuan autoritetet lokale.
Ora policore synon të rivendosë rendin pas trazirave që shpërthyen në fillim të kësaj jave pasi policia vrau një adoleshent që nuk arriti të ndalonte makinën e tij në periferi të Parisit, Nanter, njoftuan autoritetet në Tuiter.
Përreth Francës do të sistemohen 40.000 policë, duke e përfshirë edhe Parisin, këtë mbrëmje pas trazirave që shpërthyen pasi policia vrau një adoleshent që nuk arriti të ndalonte një makinë në të gjithë vendin, tha më herët sot ministri i Brendshëm francez Zheral Darmanen.
Një shëtitje përkujtimore për të riun e vrarë është planifikuar për sot në Nanter. sa/
foto: EPA