• e premte, 05 dhjetor 2025

Orë policore në disa pjesë të Los Anxhelosit: Qyteti shpall gjendje të jashtëzakonshme

Orë policore në disa pjesë të Los Anxhelosit: Qyteti shpall gjendje të jashtëzakonshme

Los Anxhelos, 11 qershor 2025 (MIA) - Kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bas ka vendosur orë policore në qendër të qytetit për shkak të protestave në rritje kundër ashpërsimit të masave për migracionin nga ana e presidentit Donald Tramp.

Në konferencën për shtyp, ajo njoftoi se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme lokale dhe se ndalimi i lëvizjes do të vlejë nga e marta në orën 20:00 deri të mërkurën në orën 6:00 sipas kohës lokale.

"Kemi arritur në një pikë kritike", tha Bas, duke shtuar se 23 dyqane ishin plaçkitur. Masa ka të bëjë me një sipërfaqe prej një kilometër katror, ​​ku protestat janë intensifikuar që nga e premtja.

Shefi i policisë së qytetit, Xhim Makdonel, precizoi se masa nuk vlen për banorët, të pastrehët, gazetarët e akredituar dhe shërbimet e emergjencës.

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR