• e martë, 24 dhjetor 2024

Oqeanet po thyejnë rekorde të temperaturës

Oqeanet po thyejnë rekorde të temperaturës

Bruksel, 5 gusht 2023 (MIA) - Oqeanet në botë kanë arrit temperatura rekord të larta këtë javë, duke shkaktuar shqetësim për klimën e planetit, jetën detare dhe komunitetet bregdetare. Temperaturat në sipërfaqen e oqeanit të premten u rritën në 20.96 gradë Celsius, tregojnë të dhënat nga Observatori klimatik i Bashkimit Evropian.

Rekordi i fundit prej 20.95 gradë është regjistruar në mars të vitit 2016, deklaroi zëdhënësja e agjencisë së BE-së për ndryshime klimatike Kopernik.

Në mesin e mostrave të testuara nuk ka asnjë nga rajonet polare, transmetojnë mediat franceze.

Oqeanet kanë absorbuar 90 për qind të nxehtësisë së tepërt të krijuar nga aktiviteti njerëzor që nga fillimi i epokës industriale, paralajmërojnë shkencëtarët. Kjo nxehtësi vazhdon të akumulohet, ndërsa gazrat serë, kryesisht nga djegia e naftës, naftës dhe qymyrit, mblidhen në atmosferën e tokës.

Parashikohet që ngrohja e oqeaneve të ketë ndikime të tjera në jetën nënujore, duke përfshirë migrimin e specieve të caktuara dhe përhapjen e llojeve invazive. Kjo mund të kërcënojë rezervat e peshkut dhe si rrjedhojë sigurinë ushqimore në disa pjesë të botës. Oqeanet më të ngrohta e kanë më të vështirë absorbimin e dioksidit të karbonit, duke përforcuar kështu ciklin vicioz të ngrohjes globale.

Të hënën në brigjet e Floridës janë regjistruar temperatura prej 38.3 gradë. Javën e kaluar temperaturat në sipërfaqen e pjesës veriore të Atlantikut u rritën në një temperaturë mesatare të lartë prej 24.9 gradë, tregojnë të dhënat nga Administrata nacionale amerikane për oqeane dhe atmosferë (NOAA).

Përdorimi i qymyrit, naftës dhe gazit pritet të jetë në qendër të diskutimeve në COP28, bisedimet klimatike për KB-në që do të mbahen në Dubai në fund të vitit.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR