Opozita turke nuk ka rënë dakord për një kundërkandidat të vetëm të Erdoganit, në garë mbesin Kiliçdaroglu dhe Inxhe
- Opozita turke nuk arriti të dakordohet për kandidatin e vetëm për zgjedhjet presidenciale, pasi Muharem Inxhe nga partia Memleket refuzoi ta tërheqë kandidaturën e tij në favor të Kemal Kiliçdaroglu nga Partia Popullore Republikane, kumtoi sot gazeta turke "Huriet".
- Post By Sara Ademi
- 11:05, 30 mars, 2023

Ankara, 30 prill 2023 (MIA) - Opozita turke nuk arriti të dakordohet për kandidatin e vetëm për zgjedhjet presidenciale, pasi Muharem Inxhe nga partia Memleket refuzoi ta tërheqë kandidaturën e tij në favor të Kemal Kiliçdaroglu nga Partia Popullore Republikane, kumtoi sot gazeta turke "Huriet".
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi u caktuan për më 14 maj, ndërsa sipas anketave kundërshtari kryesor i presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan është kandidati i vetëm i Partisë Popullore Republikane të opozitës, Kiliçdaroglu.
Në zgjedhjet presidenciale lejohet pjesëmarrja e katër kandidatëve, ndërsa shumë aktivistë opozitar i bënë thirrje Inxhes ta tërheqë kandidaturën e tij, duke besuar se do ta parandalojë Kiliçaroglun të fitojë në rrethin e parë dhe të marrë një pjesë të votave të opozitës për vete.
Duke u përgjigjur në këto akuza, ai për "Huriet", tha se nuk është i pakënaqur vetëm nga pushteti aktual, por edhe nga blloku opozitar dhe se synon të angazhohet në politikë. sa/