• e hënë, 23 dhjetor 2024

Opozita siriane bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve me pushtetin

Opozita siriane bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve me pushtetin

Bejrut, 5 qershor 2023 (MIA) - Opozita siriane sot bëri thirrje për vazhdimin e negociatave me autoritetet e presidentit Bashar al-Asad nën patronazh të KB-së, pasi Damasku zyrtar u kthye në mbrojtjen arabe izolimit disavjeçar. 

"Konteksti ndërkombëtar dhe rajonal dhe situata në Siri janë të përshtatshme për vazhdimin e negociatave të drejtpërdrejta në një program dhe orar specifik", theksohet në kumtesën e  Komitetit të Lartë për Negociata, në të cilin janë mbledhur  përfaqësuesit kryesorë të opozitës siriane. 

Negociatat për zgjidhjen e krizës siriane kanë ngecur që nga miratimi i rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të KB-së në vitin 2015, e cila, ndër të tjera,  parasheh një kushtetutë të re dhe zgjedhje. 

Pas takimit dyditor në Gjenevë, opozita bëri thirrje t'i mbështesë përpjekjet e KB-së për ndërmarrjen e masave të nevojshme për një “zgjidhje gjithëpërfshirëse politike, në përputhje me rezolutën e KB-së”.

Liga Arabe në maj e ktheu regjimin sirian në radhët e saj, që u rrëzua në vitin 2011 me kryengritjen popullore gjatë Pranverës Arabe,ndërsa më vonë edhe me luftn civile. 

Në konflikt, ku ishin të përfshirë edhe aktorë ndërkobëtarë, humbën jetën rreth gjysmë milion njerëz. 

Opozita siriane ka humbur një pjesë të madhe të ndikimit të saj  dhe mbështetjen që gëzonte në vendet e rajonit.

Riadi, i cili mbështeti grupet kreyengritëse siriane në fillim të konfliktit, sërish i ka vemdosur lidhjet me Damaskun. Turqia, e cila i mbështet kryengritësit që kontrollojnë pjesë të Sirisë veriore, gjithashtu ka treguar   shenja afrimi me Asadin. 

Opozita vlerësoi se kthimi i regjimit në Ligën Arabe e përfshin  edhe  "rrezikun" e regjimit sirian që të refuzojë çdo zgjidhje politike. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR