• e martë, 26 nëntor 2024

Opozita polake ra dakord për qeverinë e ardhshme, Donald Tusk do të jetë kryeministër

Opozita polake ra dakord për qeverinë e ardhshme, Donald Tusk do të jetë kryeministër

Varshavë,  24 tetor 2023 (MIA)   -   Liderët e partive opozitare polake proevropiane, të cilët në zgjedhjet e 15 tetorit fituan shumicën në të dyja dhomat e parlamentit, sot  paralajmëruan se së bashku do të formojnë qeveri dhe se ata për kryeministër e propozojnë ish-kryetarin e Këshillit Evropian, liderin e Koalicionit Qytetar, Donald Tusk.

"Si liderë të opozitës, e kemi konfirmuar gatishmërinë tonë për bashkëpunim dhe krijim rë shumicës parlamentare. Deklarata e sotme do ta qetësojë presidentin dhe do t'ia lehtësojë detyrën. Jemi të gatshëm të formojmë qeveri", deklaroi sot Tusku. 

 Ai, si lider i partisë më të fortë opozitare, Koalicioni Qytetar Liberal, Shimon Holovnja dhe Vladisłav Koshnjak-Kamish, si liderë të Rrugës së Tretë të qendrës dhe lideri i së Majtës së Re, Vłogjimjej  Çazhasti, sot së bashku u shfaqën para mediave  që të apelojë deri te presidentit Duda që të mos e shtyjë mbledhjen e përbërjes së re të parlamentit deri më 14 nëntor, kur është afati përfundimtar, por sa më shpejtë të thërrasë seancë seancë të Sejmit, Dhoma e Ulët e Parlamentit polak.

 Presidenti Duda sot i filloi konsultimet  për atë se kujt t'ia besojë mandati për formimin e qeverisë, ndërsa të parët ishin liderët e partisë së deritanishme në pushtet Drejtësi dhe Ligj të Jaroslav Kaçinsiki, pasi populistët e Kaçinskit  tre herë me radhë fituan numrin më të madh të votave, por 75 për qind nga 29 milionë votues të cilët dolën në zgjedhje, u dhanë shumicë të rehatshme në të dyja dhomat  të partive demokratike proevropiane.

 Opozita paraprake në mbledhjen e re ka 248 deputetë nga 460 në Dhomën e Ulët dhe 66 senatorë nga 100 në Dhomën e Lartë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR