• e mërkurë, 05 mars 2025

Opozita në parlamentin serb e bojkoton mbledhjen e sotme pas incidentit të djeshëm me bomba tymi

Opozita në parlamentin serb e bojkoton mbledhjen e sotme pas incidentit të djeshëm me bomba tymi

Beograd, 5 mars 2025 (MIA) - Opozita në Parlamentin serb sot e bojkoton mbledhjen pas incidentit të djeshëm me bomba tymi, ku u lënduan tre deputete nga Partia përparimtare serbe në pushtet.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë deklaroi për televizionin "Pink" se të gjitha tre deputetet janë në gjendje stabile, përfshirë edhe gruan e cila pësoi goditje në tru, si dhe deputeten shtatzënë në muajin e tetë, gjendja e së cilë dhe foshnjës së saj janë mirë.

Policia herët në mëngjes e kontrolloi sallën plenare të Kuvendit popullor pas paraqitjes për mjet të vendosur shpërthye, por asgjë e dyshiumtë nuk u gjet.

Rendi i sotëm i ditës në parlament përmban rreth 70 pika, përfshirë edhe konstatimin e dorëheqjes së Qeverisë. Kryeministri në dorëheqje, Millosh Vuçeviq e parashtroi dorëheqjen e vet më 28 janar, si përgjigjwe ndaj protetave masive që kërkonin përgjegjësis për tragjedinë në Novi Sad, ku më 1 nëntor të vitit të kaluar, nga rrëzimi i çatisë së betonit në stacionin hekurudhor, jetën e humbën 15 persona.

Partitë opozitare konsiderojnë se Qeveria në dorëheqje nuk ka legjitimitet të sjellë ligje të këtilla. Studentët, të cilët nga fundi i nëntorit protestojnë në shenjë mbësshtetje për viktimat në Novi Sad, e hodhën poshtë nismën ligjvënësse për rritje të mjeteve për universitetet për 20 për qind, duke cekur sse kërkesat e tyre fillestare janë drejtësi për viktimat dhe ndërprerje e procedurave gjyqësore kundër demonstruesve.

Dje, deputetët opozitarë në parlament mbani transparentë me shkrime "Grevë e përgjithshme" dhe "Drejtësi për të vrarët", të harmnizuar me porossitë e sstudentëe. Në sallën e mbushur me tym, u hap një transparent me shkrimin "Serbia po ngritet për të rënë regjimi", ndërsa mes deputetëve pati edhe hedhje të shisheve me ujë.

Kryetarja e parlamentit, Ana Bërnabiq u bëri thirrje deputetëve të kthehen në sallë dhe porositi se shtëpia ligjvënësse do të vazhdojë të punojë.

Ndërkojë, qytetarë dhe nxënës, me heshjte prej 15 minutave në udhëkryqin para parlamentit u shprehën respekt viktimave në Novi Sad, ndërsa disa prej tyre e gjuanin ndërtesën me vezë, duke brohoritur "Hajdutë". ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR