• e diel, 22 dhjetor 2024

Opozita izraelite kërkon ngrirje të reformave gjyqësore për 18 muaj

Opozita izraelite kërkon ngrirje të reformave gjyqësore për 18 muaj

Jerusalem, 31 korrik 2023 (MIA) - Lideri i opozitës parlamentare izraelite, Jair Lapid kërkoi nga qeveria t'i ngrijë reformat gjyqësore për 18 muaj nëse dëshiron të ripërtërihen negociatat për formulën konsensuale.

Javën e kaluar, koalicioni djathtist i kryeministrit Benjamin Netanjahu i shtyu elementet e para nga reforma e vet në jurisprudencën izraelite, duke insistuar që ta kufizojë aftësinë e gjykatësve të kontestojnë disa vendime qeveritare.

Netanjahu, të cilin presidenti izraelit, Icak Harcog i kërkoi konsensus, i suspendoi reformat e veta paraprakisht këtë vit për të biseduar me opozitën. Megjithatë, pas dështimit të bisedimeve, Netanjahu vazhdoi me reformat gjyqësore, duke e shtyër ligjin në Parlament javën e kaluar.

Në fjalimin para Knesetit (parlamenti izraelit), lideri i opozitës tha se qeveria, nsëe dëshiron t'i vazhdojë negociatat për arritje të konsensusit, duhet të bashku me opozitën të miratojë ligj ë ri për ngrirje të reformave për një periudhë prej 18 muajve.

Lapid theksoi se nevojitet shumicë prej dy të tretave në mënyrë që të bëhen ndryshime në atë periudhë.

"Nëse pushteti dëshiron të arrijë konsensus të gjerë, barra e dëshmimit është e saj. Gjithnjë derisa nuk ka ngrirje të jurisprudencës, nuk ka kuptim as logjika për të biseduar për ligje të tjera, sepse është më se e qartë se qeveria sërish do të ikë në moment të fundit", shtoi ai.

Si përgjigje, partia në pushtet Likud e Netanjahut theksoi se është e gatshme të negociojë, por se Lapid, i cili për njkë kohë të shkurtë ishte kryeministër vitin e kalaur, ka kërkuar më shumë prej tyre se sa palestinezët.

Amandamenti i kufizon autorizimet e Gjykatës supreme të anulojë disa vemdime të caktuara qeveritare nëse i konsideron si të "pabaza".

Koalicioni në pushtet i Netanjahut pohon se ndryshimet në gjyqësi nevojiten për ta kundërshtuar "përzierjen e tepërt nga ana e Gjykatës supreme". ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR