• e martë, 26 nëntor 2024

Opozita e Kosovës: Kurti është në mision për të futur diktaturë dhe për të shkatërruar Kosovën

Opozita e Kosovës: Kurti është në mision për të futur diktaturë dhe për të shkatërruar Kosovën

Prishtinë, 6 tetor 2023 (MIA) - Shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelar Tahiri ka thënë se sjellja e kryeministrit Albin Kurti është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë parlamentare, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Deklarata e Tahirit vijoi pasi Kurti njoftoi se ai dhe anëtarët e qeverisë së tij kishin vendosur të mos u përgjigjen pyetjeve parlamentare të deputetëve republikanë që nuk votuan për marrëveshjet ndërkombëtare.

Tahiri në konferencën për shtyp pas seancës kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve tha se tendenca e kryeministrit Kurti është "të vendosë diktat mbi deputetët në Kuvend".

Ai i ka bërë thirrje kryeparlamentarit, Glauc Konjufca, i cili është nga partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LV) që të marrë masa ndaj njerëzve të papërgjegjshëm.

Tahiri kritikon edhe pushtetin aktual, sepse sipas tij Kosova po përballet me dështime të shumta.

Kurti sot gjatë seancës nuk ka pranuar t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe i ka thënë opozitës se nëse duan përgjigje nga ai, të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare që kalojnë nga seanca në seancë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR