Operacion i përbashkët i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Jemen
- Forcat amerikane dhe britanike dje realizuan një operacion të përbashkët ushtarak në Jemen, kumtoi Ministria britanike e Mbrojtjes.
- Post By Fami Bajrami
- 07:55, 30 prill, 2025
Londër, 30 prill 2025 (MIA) - Forcat amerikane dhe britanike dje realizuan një operacion të përbashkët ushtarak në Jemen, kumtoi Ministria britanike e Mbrojtjes.
Sipas autoriteteve britanike, gjatë operacionit është kryer një sulm ajror ndaj objektit nën kontroll të rebelëve jemenas huthët, ku po prodhoheshin dronët.
Presidenti ,amerikan Donald Tramp muajin e kaluar urdhëroi përshkallëzimin e sulmeve kundër huthëve, pasi që administrata e tij kumtoi se vazhdon me sulmet ndaj rebelëve të mbështetur nga Irani derisa nuk ndalen sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq.
SHBA-ja dhe Britania e Madhe edhe më herët kryenin operacione ushtarake të përbashkëta në Jemen.
Ministria britanike e Mbrojtjes informoi se sulmi ishte kryer pas perëndimit të diellit dhe se aeroplanët ushtarak britanikë që kanë marrë pjesë janë kthyer të padëmtuar. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s