• e martë, 24 dhjetor 2024

“Openhajmer” me më së shumti çmime “BAFTA”

“Openhajmer” me më së shumti çmime “BAFTA”

Londër, 19 shkurt 2024 (MIA) - Filmi “Openhajmer” është hiti më i madh i vitit në ndarjen e çmimeve të filmit "Bafta" në Londër, Britani e Madhe, duke fituar në shtatë kategori, mes tyre për filmin më të mirë, roli kryesor i mashkullit dhe regjisor.

Çmimin për filmin më të mirë e mori çifti i martuar Ema Tomas dhe Kristofer Nolan (regjisor), të cilët së bashku me Çarës Roven ishin producentë, ndërsa aktori irlandez Kilian Marfi e mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin e Xhej Rober Openhajmer - një amerikan. fizikan teorik që konsiderohet si “babai” i bombave atomike. "Versioni femëror" i historisë së Frankenshtajn dhe përbindëshit, filmi "Poor Things" (Krijesa të mjera) fitoi pesë statuja, përfshirë atë për aktoren më të mirë, e cila shkoi për Ema Stoun.

“Barbie” mbeti pa asnjë çmim, pavarësisht se kishte nominime në pesë kategori.

Çmimi "Yll në rritje", i vetmi çmim "BAFTA" për të cilin vendos opinioni me votën e tij, shkoi për aktoren angleze Mia Mekken-Bru. Çmimi për filmin më të mirë dokumentar shkoi për filmin "20 ditë në Mariupol" të Mestislav Çernov.

Drama gjermane "Zona e interesit" e Xhonatan Glejzer fitoi tre çmime "BAFTA", mes të cilave edhe për filmin më të mirë britanik dhe filmin më të mirë të huaj.

Bursa "BAFTA" e destinuar për merita dhe arritje të jashtëzakonshme filmike, të cilën në të kaluarën, ndër të tjerë, e kanë marrë Stiven Spielberg, Helen Miren dhe Çarli Çaplin, këtë vit iu dha aktorës britanike Samanta Morton.

Nikoqir i ceremonisë së ndarjes së çmimeve prestigjioze ishte aktori skocez David Tenant.

Numrin më të madhë të nominimeve në çmimet "Bafta" të këtij viti i mori filmi "Openhajmer" i Kristofer Nolan - madje 13, ndërsa më pas "Poor Things" - me 11 nominime. "Killers of the Flower Moon" i Martin Skorseze, si dhe "Zona e interesit" kishin nga nëntë nominime.

 

Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit - "BAFTA" është një organizatë e pavarur e themeluar në vitin 1947 nga një grup producentësh britanikë të filmit. Qëllimi i çmimeve, thuhet, është inkurajimi, zhvillimi dhe njohja e filmave më të mirë, roleve të serialeve televizive dhe arritjeve të tjera artistike në atë fushë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR