• e diel, 22 dhjetor 2024

Ombudsmani në raportin për vitin 2022 konstaton kushte të pavolitshme për minorenët të cilët vuajnë masë udhëzimi në shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese

Ombudsmani në raportin për vitin 2022 konstaton kushte të pavolitshme për minorenët të cilët vuajnë masë udhëzimi në shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - INP Shtëpia edukativo-përmirësuese "Idrizovë" për minorenë nuk është vendi adekuat për udhëzimin e fëmijëve për kryerjen e masës edukativo-përmirësuese, për më shumë arsye, të cilët janë të një rëndësie të veçantë për qëllimin themelor, e ai është riedukimi i tyre.

Kjo është konstatuar në Raportin vjetor për shkallën e sigurimit të respektit, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut 2022, të cilin Avokati i popullit i prezantoi para anëtarëve të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

MIA-ja e hapi këtë temë gjatë vizitës në SHNP-Vollkovi, ku kemi vërejtur kushte të shkëlqyera hapësinore për vuajtjen e kësaj mase, mirëpo objekti është i dedikuar vetëm për djem. Vajzat, të cilave u është përcaktuar kjo masë udhëzohen në Idrizovë. Në rrëfimin e MIA-s për kushtet në SHNP-në e improvizuar për vajza në Idrizovë, e cila ishte pjesë e një serie tregimesh për fëmijët në konflikt me ligjin dhe në përgjithësi për kushtet në të cilat ata vuajnë masën e udhëzimit në SHNP, është publikuar se kur kanë nevojë për diçka, të miturit, të akomoduar në dhomë të përshtatur në korridor në kuadër të Institucionit ndëshkues-përmirësues Idrizovë, janë të detyruar të të bërtasin nga dritarja e tualetit, meqë nuk kanë pajisje për të thirrur shërbimet.

На прашање што доколку колку има потреба од упатување други девојчиња во ВПД, Нанев рече дека сè уште нема институција исклучиво за девојчињата, бидејќи, според него, ВПД во Волковија е само

Avokati i popullit, për shkak të paregullsive të konstatuara në pikëpamje të udhëzimit të minorenëve, të cilëve u është shqiptuar masë edukativo-përmirësues në INP "idrizovë" ka hapur lëndë me nismë të vetën

Avokati i popullit konstaton se minorenet janë vendosur një një pozicion të pavolitshëm në lidhje me moshatarët e tyre të gjinisë mashkullore - minorenë, të cilët e vuajnë masën e njëjtë në Shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese - Tetovë

"Për këto arsye Avokati i popullit udhëzoi ministrin e Drejtësisë dhe drejtorin e Drejtorisë për kryerjen  e sanksioneve për nevojën e shqyrtimit urgjent të mundësisë për zhvendosjen e të miturve në objektin e Institucionit-përmirësues Tetovë, në atë mënyrë se do të ndahen në mënyrë të duhur në një pjesë të veçantë të të njëjtit objekt, për të arritur qëllimin themelor të referimit për mirëmbajtjen arsimore - masë korrigjuese, që është riedukimi i tyre", thuhet në Raportin vjetor të paraqitur pranë deputetë.

Në dokument sqarohet se rekomandime për ndryshime adekuate të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve u janë dërguar organeve kompetente për të përjashtuar mundësinë e strehimit të grave të dërguara për të kryer masën edukative-korrektuese në burgun “Idrizovë”, si dhe nga Ministria e Drejtësisë është njoftuar se do të gjenden mënyra për të vepruar sipas sugjerimeve dhe rekomandimeve të Avokatit të popullit dhe do të bëhen përgatitje për transferimin e të miturve në institucionin përmirësues në Tetovë.

MIA në storje ka shkruar edhe për problemin me arsimimin e personsave të mbrojtur të SHNP-së të cilët nga shtatori i vitit 2021 deri në qershor të vitit 2022 nuk kanë pasur proces edukativo-arsimor dhe sërish nga tetori i vitit 2022, për çka Avokati i popullit me iniciativë të tij hapi rast për shkak të sigurimit të mbrojtjes dhe fëmijëve të mbrojtur nga SHNP- Tetovë. mb/

Foto- MIA

QËNDRONI TË LIDHUR