• e hënë, 23 dhjetor 2024

Oli Ren do të kandidojë për president të Finlandës

Oli Ren do të kandidojë për president të Finlandës

Helsinki, 21 qershor 2023 (MIA) - Guvernatori i Bankës qendrore të Finlandës, Oli Ren, njoftoi se do të kandidojë për presidentit të vendit të tij vitin e ardhshëm, raportuan mediat britanike.

Gjashtëdhjetë e një vjeçari Ren, i cili është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, sqaroi se nëse i miratohet kandidimi, ai do të niset për në pushim, dhe nuk do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore si person zyrtar.

Para se të hyjë në garën presidenciale, kandidimi i tij duhet të mbledhë 20.000 nënshkrimi.

"Nëse, nominohem për kandidat presidencial, do të aplikoj për pushim", tha Ren në konferencën për shtyp.

Peka Havisto i cili prej mbrëmë më nuk është ministër i Punëve të Jashtme të Finlandës pas inaugurimit të Qeverisë së re, paraprakisht njoftoi se edhe ai do të kandidojë për president.

Sipas Kushtetutës finlandeze, një nga autorizimet kryesore të presidentit finlandez është në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Në prill, Helsinki ndryshoi kursin tradicional të neutralitetit të politikës së jashtme dhe u bashkua me NATO-n. Arsyeja e ndryshimit rrënjësor ishte pushtimi rus i Ukrainës. sa/

foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR