• e enjte, 12 dhjetor 2024

Olaf Sholc e përshkroi bisedën me Putinin si "zhgënjyese", por do ta realizonte përsëri

Olaf Sholc e përshkroi bisedën me Putinin si

Berlin, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se është gati të bisedojë përsëri me presidentin rus Vlladimir Putin edhe pse biseda e tij e fundit telefonike nuk ka dhënë rezultat, njoftoi DPA. "Ishte zhgënjyese", tha Sholc mbrëmë në një nga programet televizive të fundvitit, "sepse ai vetëm i përsëriti të gjitha formulat e tij".

Dhe përkundër kritikave nga Ukraina dhe vendet e Evropës Lindore në lidhje me bisedimet, Sholc tha se ishte e nevojshme që Putini të kuptonte se ai nuk mund të llogariste Gjermaninë për të zvogëluar mbështetjen për Ukrainën.

Sholc tha se ai i kërkoi Putinit "të tërheq trupat në mënyrë që të mund të krijohet një bazë për zhvillim paqësor".

"Dhe patjetër duhet të bëhet dhe do ta bëj përsëri. Por, ne nuk duhet të kemi iluzione për këtë".

Sholc me iniciativën e tij i telefonoi Putinit në mes të nëntorit, për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2022. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Sholcin se me thirrjen telefonike ka hapur "Kutinë e Pandorës". rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR