• e martë, 24 shtator 2024

Oktoberfest: Si të njihet një vajzë e disponueshme për propozim?

Oktoberfest: Si të njihet një vajzë e disponueshme për propozim?

 Mynih, 23 shtator 2024 (MIA) - Oktoberfest në Mynih, Gjermani - ndoshta festivali më i madh i birrës në botë, deri më 6 tetor pritet ta vizitojnë rreth gjashtë milionë njerëz. Vajzat në ngjarje zakonisht janë me kostume popullore tradicionale bavareze, por në një version pak më të shkurtër, për shkak të vëmendjes më të madhe edhe në "Tiktok", mes tjerash. 

 Edhe duke qenë se kostumet e femrave tërheqin vëmendjen kryesisht nga pjesa mashkullore e vizitorëve, vajzat gjetën mënyrën edhe se si të tregojnë se nuk kanë apo kanë të dashur - me një kordele në fustanin e tyre.

 

@carischa O’zapft is!!! 🍻🥨🍻 #oktoberfest #oktoberfest2024 #wiesn #wiesn2024 #dirndl ♬ Skandal im Sperrbezirk - Spider Murphy Gang

Domethënë, nëse vajza lidhë një kordele në anën e djathtë, është shenjë se ajo është e martuar ose në një lidhje. Ndërsa, nëse kordelja është në anën e majtë, kjo tregon se është në dispozicion për propozim.

 Duke qenë se marrëdhëniet moderne janë të ndryshme, ka mundësi të tjera… Nëse kordela është përpara, kjo do të thotë se ajo është në një lidhje të komplikuar. Ndërsa përsëri, nëse kordela është në anën e pasme - bëhet fjalë për një kamariere, një e ve ose një turiste e zakonshme. qa/

Foto: TikTok

 

QËNDRONI TË LIDHUR