• e martë, 26 nëntor 2024

Oktaj: Parlamenti turk nuk do të nxitojë me pranimin e Suedisë në NATO

Oktaj: Parlamenti turk nuk do të nxitojë me pranimin e Suedisë në NATO

Ankara, 1 nëntor 2023 (MIA) - Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit turk do të debatojë për ratifikimin e anëtarësimit suedez në NATO kur çështja me procedurë normale të vjen në rend dite, deklaroi sot kryetari i komisionit Fuat Oktaj, duke shtuar se kjo çështje nuk është aq urgjente për Ankaranë siç është për disa vende tjera.

"Për propozim-ligjin Suedi-NATO do të diskutohet kur të vjen koha, sipas rendit të ditës të komisionit për punë të jashtme. Gjithçka që është urgjente për vendet tjera nuk duhet të jetë urgjente edhe për ne", u tha Oktaj deputetëve në takimin në Parlament.

Presidenti turk Rexhep Taip Erodgan para dhjetë ditësh zyrtarisht e përcolli në Parlamentin turk kërkesën e Suedisë për pranim në NATO , pas 17 muajsh bllokadë, kumtuan nga kabineti i tij.

Erdogan në korrik e hoqi veton për pranimin e Suedisë në NATO, duke shtuar se ratifikimi do të varet nga Parlamenti turk, që pas pushimit veror vazhdoi me punë më 1 tetor.

Që nga vera, presidenti turk vazhdoi me presionin ndaj Suedisë të ndërmarrë masa kundër fyerjeve të Kuranit.

Ankaraja ka kritikuar autoritetet suedeze për butësinë e tyre ndaj militantëve kurdë që jetojnë në territorin e saj dhe kërkon të ekstradohen dhjetëra prej tyre. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR