• e shtunë, 21 dhjetor 2024

"Oksfam"“: Është rritur numri i foshnjave të lindura para kohe në Rripin e Gazës

Gaza, 23 nëntor 2023 (MIA) - Numri i foshnjave të lindura para kohe pas pushtimit izraelit në Rripin e Gazës është rritur për pothuajse një të tretën në muajin e fundit, sepse nënat janë të nënshtruara në stres dhe trauma të rritur, njoftoi organizata bamirëse britanike  "Oksfam".

Dhjetëra foshnje të lindura para kohe janë gjendur në ballinat e gazetave këtë javë pasi që janë shpëtuar nga spitali në pjesën veriore të Gazës dhe janë transferuar në Egjipt pasi që lokaliteti ishte nën bombardimin izraelit.

"Xhuzor", organizatë partnere e Oksfam që u ndihmon qindra grave shtatzëna në Gaza, njoftoi se numri i foshnjave të lindura para kohe është rritur për 25 deri në 30 për qind në muajin e kaluar.

Foshnjat e lindura paa kohe janë të nënshtruara në sëmundje, ndërsa "Xhuzor" publikoi se të paktën një foshnje ka vdekur në secilën nga 13-të stehimoret për personat e shpërngulur në pjesën veriore të Gazës në muajin e kaluar.

Madje edhe para konfliktit aktual kishte nivel të lartë të vdekshmërisë të fëmijëve në Gaza. Rastet e vdekjes të foshnjeve përbëjnë 68 për qind të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjes, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR