• e premte, 22 nëntor 2024

OKB-ja vë në dyshim arsyet e Moskës për pezullimin e marrëveshjes së grurit

OKB-ja vë në dyshim arsyet e Moskës për pezullimin e marrëveshjes së grurit
Nju Jork, 31 tetor 2022 (MIA) – Kombet e Bashkuara po vënë në pikëpyetje arsyet e deklaruara të Moskës për pezullimin e marrëveshjes së grurit me Ukrainën. "Kur anijet e Nismës (për marrëveshjen për grurin) nuk janë në zonë, korridori nuk ka status të veçantë," tha koordinatori i KB-së për ndihmë të shpejtë, Martin Grifits në takimin e sotme të Këshillit të Sigurimit të KB-së në Nju Jork. "Kjo nuk ofron as mbulesë dhe as mbrojtje për veprimet ushtarake sulmuese apo mbrojtëse. Nuk mund të përdoret si mburojë apo strehë. As nuk është një zonë e ndaluar, sqaron Grifits. Nuk kishte anije mallrash në korridor natën e sulmeve të supozuara, shtoi ai. Të shtunën, Rusia pezulloi marrëveshjen për eksportet e grurit nga Ukraina të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB. Moska përmendi si arsye sulmet me dronë të Kievit në flotën e saj në Detin e Zi, duke pretenduar se Ukraina përdori mbrojtjen e korridorit për këto sulme. ls/  

QËNDRONI TË LIDHUR