• e premte, 21 shkurt 2025

OKB: Rreth 80.000 ton ushqim i gatshëm për ndihmë në Gazë

OKB: Rreth 80.000 ton ushqim i gatshëm për ndihmë në Gazë

Tel Aviv, 16 janar 2025 (MIA) – Pas paralajmërimit për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, Programi botëror për ushqim i OKB-së (WFO) bëri thirrje për qasje të pakufizuar për dërgimin e ushqimit urgjentisht të nevojshëm dhe ndihmës në rajon.

Sipas WFP-së, rreth 80.000 tonë ushqim presin jashtë Gazës ose janë në rrugë, që është mjaftueshëm që të ushqehen më shumë se një milion njerëz për tre muaj.

Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 90 për qind nga dy milion banorë në Rripin e Gazës vuajnë nga uria. Mungon edhe uji për pirje, strehimore për raste urgjente dhe ilaçe.

“Armëpushimi sjell shpresë, por ne kemi nevojë për lëvizje të pakufizuar të ekipeve humanitare dhe materialeve për të arritur deri tek ata që kanë nevojë”, thuhet në publikimin e WPF-së në Iks. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR