• e shtunë, 21 dhjetor 2024

OKB: Në Sudanin e Jugut, 1,6 milionë fëmijë janë të ekspozuar në rrezik nga kequshqyerja në vitin 2024

OKB: Në Sudanin e Jugut, 1,6 milionë fëmijë janë të ekspozuar në rrezik nga kequshqyerja në vitin 2024

Nairobi, 6 nëntor 2023 (MIA) - Më shumë se 1,6 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeçare janë të ekspozuar në rrezik nga kequshqyerja në vitin 2024 në Sudanin e Jugut, veçanërisht për shkak të efekteve nga përmbytjet, paralajmëroi sot Programi botëror për ushqim i KB-së.

Vendi më i ri në botë, Sudani i Jugut, është rrënuar nga paqëndrueshmëria kronike dhe dhuna politiko-etnike që nga pavarësia nga Sudani në vitin 2011.

Vendi me rreth 11 milionë banorë përballet edhe me paraqitje ekstreme të motit, përfshirë edhe përmbytje të mëdha me pasoja potencialisht shkatërruese për miliona njerëz.

“Ne po shohim një rritje jashtëzakonisht shqetësuese të kequshqyerjes veçanërisht për shkak të përmbytjeve dhe mbipopullimit që ato po shkaktojnë në zona të caktuara”, kumtoi agjencia e OKB-së, duke shtuar se fëmijët e vegjël po vuajnë më shumë.

Në maj, Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) vlerësoi se 1,4 milionë fëmijë do të ekspozohen në rrezik nga kequshqyerja në vitin 2023. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR