• e hënë, 23 dhjetor 2024

OKB: Izraelitët abuzojnë me të burgosurit palestinezë në Gazë

OKB: Izraelitët abuzojnë me të burgosurit palestinezë në Gazë

Gjenevë, 19 janar 2024 (MIA) – Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gazë, Axhit Sungai, ka akuzuar Izraelin për keqpërdorim të të burgosurve palestinezë në Rripin e Gazës, duke thënë se ka takuar njerëz të cilët i kanë thënë se janë mbajtur robër me javë të tëra, janë rrahur dhe mbajtur me sy të lidhur, ndërsa disa u liruan vetëm me pelena.

Sungaj gazetarëve në Gazë u kumtoi se nuk dihet numri i saktë i palestinezëve të arrestuar që nga fillimi i operacionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili filloi pas sulmit në Hamas në jug të vendit më 7 tetor, por shtoi se bëhet fjalë për mijëra.

"Këta janë njerëz që u mbajtën robër nga forcat izraelite të sigurisë në vende të panjohura për 30 deri në 55 ditë", u tha Sungai gazetarëve në Gjenevë, përmes një video lidhjeje nga Rripi i Gazës.

Përfaqësuesi i OKB-së tha se ai sapo ishte takuar me të burgosurit e liruar në enklavën e rrethuar.

"Ka raportime për burra të liruar, por vetëm me pelena, pa veshje të duhura në këtë mot të ftohtë, zbuloi ai një pjesë të dëshmive të personave të kapur.

Ushtria dhe qeveria izraelite nuk ishin të disponueshme për të komentuar mbi akuzat e Sugait.

Zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite më parë kumtoi se forcat izraelite i trajtojnë të burgosurit në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe se ata shpesh duhet të dorëzojnë veshjet e tyre për t'u kontrolluar nëse kanë armë ose eksplozivë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR