• e hënë, 23 dhjetor 2024

OEMVP kërkoi nga Besimi që tatimi i solidaritetit të paguhet në këste dhe të vazhdohet afati i pagesës

OEMVP kërkoi nga Besimi që tatimi i solidaritetit të paguhet në këste dhe të vazhdohet afati i pagesës

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra së bashku me kryesinë e Odës dhe drejtorin ekzekutiv pranuan në takim ministrin e Financave, Fatmir Besimi, ku u shtjelluan shumë tema të rëndësishme për biznesin dhe ekonominë në përgjithësi. 

Në takim Qyra dhe përfaqësuesit tjerë i dhanë prioritet Fuqisë punëtore me theks të veçantë tek kërkesa e vazhdueshme e OEMVP-së  për uljen e kontributeve të pagave si parakusht për rritje të standardit, parandalimin e emigrimit dhe luftën kundër ekonomisë joformale.

Ndër tjerash, OEMVP prezantoi edhe kërkesa tjera si ulja e tatimit në fitim në 8%, unifikim të tarifave doganore me vendet e BE-së dhe rajonit, përshpejtimi i kthimit të TVSH-së tek kompanitë mikro dhe të vogla. Gjithashtu u diskutua edhe mbi mundësinë e shlyerjes së obligimit të ligjit për solidaritet, që e njëjta të bëhet me këste dhe të zgjatet afati për shlyerjen e të njëjtës.

Sa i përket ekonomisë jo formale, gjithashtu nga përfaqësuesit e OEMVP-së u propozua edhe aspekti i digjitalizimit dhe uljes së kostove gjatë transaksioneve me post terminale si dhe monitorim adekuat nga Banka Popullore në lidhje me ligjin për sistemet e pagesave dhe shërbimet e pagesave.

Si shtyllë e punës së OEMVP-së, të cilën e promovojmë që të aplikohet tek të gjitha institucionet nga të gjitha nivelet, është edhe transparenca dhe llogari dhënia, ku u kërkua edhe transparencë më e madhe e buxhetit, zërave buxhetorë dhe shpenzimit të të njëjtës me qëllim kapitalizimit të çdo mjeti likuid i cili shpenzohet na ana e institucioneve. Kyetari Qyra, kërkoi që të ketë edhe përfaqësues të OEMVP-së në trupin punues të përpilimit të buxhetit vjetor, me qëllim që të kemi mundësi të japim kontributin tonë në përputhshmëri me nevojat e biznesit.

OEMVP vazhdon aktivitetin e saj në drejtim të mbrojtjes të ekonomisë vendore, biznesit në përgjithësi dhe krijimin e një perspektive afatgjate për të gjithë qytetarët në aspektin ekonomik dhe social. mb/

Foto: OEMVP

QËNDRONI TË LIDHUR