OECD: Një në tre të rinj në Turqi as nuk studion dhe as nuk punon
- Pothuajse një e treta e të rinjve në Turqi janë jashtë arsimit dhe tregut të punës, tregon një raport i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), raportoi "Turkije Tudej".
- Post By Sara Ademi
- 11:25, 14 shtator, 2025
Ankara, 14 shtator 2025 (MIA) - Pothuajse një e treta e të rinjve në Turqi janë jashtë arsimit dhe tregut të punës, tregon një raport i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), raportoi "Turkije Tudej".
Sipas studimit "Arsimi në një Vështrim 2025", 31.3 përqind e të rinjve të moshës 18 deri në 24 vjeç në Turqi i përkasin kategorisë "NEET" - të rinj që nuk janë në arsim, punësim ose trajnim. Kjo është më shumë se dyfishi i mesatares së OECD-së prej 14.1 përqind.
Te burrat, kjo përqindje është 22.1 përqind, ndërsa te gratë arrin në 41.6 përqind. Hendeku mesatar gjinor në vendet e OECD-së është vetëm 1.5 pikë përqindjeje.
Raporti tregon gjithashtu se Turqia ka shkallën më të ulët të punësimit midis të gjithë anëtarëve të OECD-së, si për njerëzit me arsim të lartë ashtu edhe për ata me arsim të mesëm.
Vetëm 63 përqind e atyre me arsim të mesëm dhe 75.4 përqind e atyre me arsim të lartë kanë një punë, shumë më poshtë mesatares së OECD-së (77.6% dhe 87.1%).
Veçanërisht shqetësuese është fakti se midis të rriturve të moshës 25 deri në 64 vjeç me arsim të lartë, pothuajse një në katër (24.6 përqind) është i papunë. sa/
foto: piksabej