• e hënë, 23 dhjetor 2024

Oda Ekonomike pret nga Këshilli fiskal pavarësi në vlerësimin e politikave fiskale të shtetit

Oda Ekonomike pret nga Këshilli fiskal pavarësi në vlerësimin e politikave fiskale të shtetit

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Oda Ekonomike pret nga Këshilli fiskal pavarësi në vlerësimin e politikave fiskale që do të kontribuojë që financat e shtetit të zhvillohen në një mënyrë të arsyeshme, evidente dhe të qëndrueshme. Këtë e theksoi Zoran Jovanovski nënkryetar i Odës Ekonomike dhe këshilltar i kryetari tët Odës Branko Azeski pas takimit të Azeskit me anëtarët e Këshillit fiskal, trupi i pavarur i sapoformuar e cila do të mbikëqyrë politikat makroekonomike dhe fiskale në vend.

"Sot është realizuar takim mes Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe KF-së së sapoformuar. Formimin e Këshillit fiskal e perceptojmë si jashtëzakonisht të rëndësishëm pasi ajo është zgjidhje sistematike. Nga anëtarët e Këshillit fiskal, krahas ekspertizës së tyre të dëshmuar, presim pavarësi në vlerësimin e politikave fiskale. Besojmë se kjo do të kontribuojë shumë në objektivizimin e diskutimit në shoqëri kur të diskutojmë se sa të shëndetshme janë financat e shtetit. Është e rëndësishme sepse në këtë mënyrë do të kontribuojmë në menaxhimin e të gjitha financave të shtetit në mënyrë të arsyeshme, evidente dhe të qëndrueshme. Pse është kjo e rëndësishme? Sepse kur flasim për financat e shtetit, nuk flasim vetëm për gjeneratat ekzistuese, po flasim për brezat e ardhshëm", tha Jovanovski. 

Ai shtoi se temë e bisedimeve kanë qenë edhe disa çështje konkrete, si nevoja për t'u ndihmuar investimet në sektorin privat, të realizohen investimet kapitale të shtetit, për të rritur parashikueshmërinë e mjedisit ekonomik, dhe sigurisht, përpara se të mendohet për ndonjë ndryshim në taksa, siç tha ai, të bëhen përpjekje thelbësore e të thella në drejtim të luftimit të ekonomisë gri.

Kryetari i Këshillit fiskal, Gligor Bishev deklaroi se takimi është në kuadër të konstituimit të iniciuar të Këshillit dhe në fazën e plotësimit të shërbimeve profesionale të tij.

"Duke pasur parasysh se në fazë është përgatitja e buxhetit për vitet e ardhshme, ne kemi filluar të realizojmë takime si me akademinë publike, me institucione si Banka Popullore e Maqedonisë, Ministrinë e Financave, me FMN-në, me Bankën botërore, për të marrë përshtypjet e tyre, për zhvillimet në ekonominë e Maqedonisë, për të vlerësuar objektivitetin e supozimeve mbi të cilat do të ndërtohej buxheti për vitin 2024", tha Bishev. 

Ai shpreson se ekipimi i KF-së me shërbime profesionale do të përfundojë në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit të ardhshëm, për çka tha se kanë miratuar ndihmë teknike nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore.

Këshilli fiskal është organi i pavarur që do të mbikëqyrë politikat makroekonomike dhe fiskale në vend. Formimi i Këshillit fiskal është në përputhje me Ligjin reformues për Buxhetin, ndërsa përbërja e parë e këshillit përbëhet nga Gligor Bishev i cili është kryetar dhe akademiku Abdulmenaf Bexheti dhe Marina Tërpeska, profesoreshë e rregullt në Fakultetin Ekonomik të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodij" si anëtarë. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR