• e enjte, 04 dhjetor 2025

OEMVP i përshëndeti masat e Bankës popullore për shpenzime më të ulëta për shërbime pagesore për biznesin

OEMVP i përshëndeti masat e Bankës popullore për shpenzime më të ulëta për shërbime pagesore për biznesin

Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) - Anëtarët e Kuvendit dhe të Këshillit drejtues të Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimroe, në takim me guvernatorin Trajko Sllaveski, i përshëndetën masat e Bankës popullore për ulje të kompensimeve për shfrytëzim të shërbimeve pagesore, të cilat tashmë i japin rezultatet e para, dhe nisma e Bankës popullore për sigurim të kushteve të volitshme për shfrytëzim të shërbimeve pagesore për ndërmarrjet.

Siç informojnë nga Banka popullore, guvernatori Sllaveski theksoi se me këto masa Banka popullore dërgon porosi të qartë për mbështetjetëpërfitimeve gjithpërfshirëse ekonomike përmes mundësimit të shpenzimeve më të ulta për pëagesa elektronike për kompanitë dhe sigurim të qasjes më të madhe dhe efikasitetit të shërbimeve pagesore.

Në takim u cek se Banka popullore vazhdon me përkushtim t'i avancojë kushtet në sistemin pagesor, në pajtim me standardet evropiane dhe në drejtim të inkuadrimit drejt SEPA-s, që pritet të fillojë më 6 tetor.

"Në bisedë, të dy palët vlerësuan se sektori stabil dhe konkurures bankar është kyç për mbështetje të ekonomisë, ndërsa Banka popullore edhe më tej mbetet e hapur për dialog me komunitetin afarist me qëllim të krijimit të një klime më të mirë ekonomike dhe qasje drejt shërbimeve cilësore financiare", ceket në kumtesë.

Lidhur me politikën monetare, guvernatori theksoi se Banka popullorer i ndjekë me kujdes rrjedhat ekonomike dhe është e gatshme të reagojë në mënyrë adekuate me të gjitha instrumentet e disponueshme për ruajtje të stabilitetit të kursit devizor dhe të çmimeve. ab/

Foto: Banka popullore

QËNDRONI TË LIDHUR