• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH-ja shpall gjendje të jashtëzakonshme globale shkaku i lisë së majmunit

OBSH-ja shpall gjendje të jashtëzakonshme globale shkaku i lisë së majmunit

Gjenevë, 14 gusht 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për herë të dytë në dy vitet e fundit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme të shëndetit publik me rëndësi ndërkombëtare për shkak të mpoksit (lija e majmunëve). Vendimi vjen pasi u identifikua një vatër e sëmundjes në Republikën Demokratike të Kongos i cili është përhapur në vendet fqinje me 90 raste të regjistruara.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus këtë vit më shumë se 14.000 raste të llojit të ri të lisë së majmunëve janë regjistruar në Afrikë, ku deri tani kanë vdekur të paktën 500 persona.

Lija e majmunit është sëmundje që transmetohet nëpërmjet kontaktit fizik me persona ose kafshë të infektuara, si dhe nëpërmjet kontaktit me materiale të kontaminuara. Megjithëse shumica e pacientëve shërohen plotësisht, sëmundja mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit me imunitet të dobët.

OBSH më tej informon se rastet e lisë së majmunëve janë të pranishme në 13 vende afrikane dhe për momentin po përhapet një lloj i ri i virusit.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR