• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH-ja ka shpallur një epidemi të madhe të lisë së majmunëve në Kongo

OBSH-ja ka shpallur një epidemi të madhe të lisë së majmunëve në Kongo

Gjenevë, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epidemi të madhe të Mpoks (i njohur më parë si lija e majmunëve) në Republikën Demokratike të Kongos dhe pjesë të botës.

Siç kumton organizata e KB në Gjenevë me 15 dhjetor, nga janari deri në mes të nëntorit në Kongo janë paraqitur më shumë se 13 mijë raste të dyshuara dhe më shumë se 600 vdekje të lidhura me sëmundjen e shfaqur në Kongo.

"Epidemia përbën një rrezik për njerëzit në RD Kongo, vendet fqinje dhe pjesët e botës", tha eksperti i OBSH-së Rozamund Levis.

OBSH punon me autoritetet në Kongo për zgjerimin e kapaciteteve për testimin dhe furnizimin e vaksinave në vend.

Sipas Levisit, përhapja më e madh e sëmundjes në Kongo është e lidhur me punën seksuale. "Për shkak të kalimeve të shumta kufitare midis Kongos dhe vendeve fqinje, ka një përhapje rajonale të sëmundjes virusale. OBSH është e shqetësuar sepse për herë të parë në Kongo është zbuluar transmetimi seksual i virusit Mpoks i cili është i përhapur atje", tha Levis.

Edhe një lloj tjetër i virusit po përhapet në shumë vende nga maji i vitit 2022, veçanërisht përmes kontaktit seksual. Edhe në Gjermani kishte mijëra raste. OBSH shpalli gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore, e cila u shfuqizua majin e kaluar.

Mpoks virusi (më parë ishte i njohur si lija e majmunëve) transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik. Simptoma më të dukshme të sëmundjes janë flluskat dhe puçrrat në lëkurë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR