• e premte, 05 dhjetor 2025

OBSH-ja evakuon 41 fëmijë dhe 145 shoqërues nga Rripi i Gazës

OBSH-ja evakuon 41 fëmijë dhe 145 shoqërues nga Rripi i Gazës

Gjenevë, 23 tetor 2025 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Rripin e Gazës dy javë më parë, ka evakuuar fëmijë të sëmurë rëndë dhe të lënduar në vende të sigurta, raporton DPA.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, njoftoi në platformën X se 41 fëmijë, së bashku me 145 shoqërues janë evakuuar nga Gaza.

Të gjithë pacientët janë fëmijë, tha zëdhënësi i OBSH-së dhe për shkak të "problemeve operative", ende nuk mund të zbulohet se në cilat vende do të trajtohen pacientët e vegjël, transmeton agjencia gjermane.

"Rreth 15.000 pacientë ende presin miratimin për të marrë kujdesin mjekësor jashtë Gazës", shkroi Tedros në X.

"Vazhdojmë t'u bëjmë thirrje vendeve të tregojnë solidaritetin e tyre dhe të hapin të gjitha rrugët për të përshpejtuar evakuimin mjekësor."

Për transporte të tilla mjekësore kërkohet leje nga autoritetet izraelite të cilat kontrollojnë qasjen në Rripin e Gazës.

Armëpushimi në Gazë hyri në fuqi më 10 tetor, megjithëse shkeljet janë raportuar periodikisht nga të dyja palët që atëherë, thekson DPA.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR