• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Tashmë nuk ka asnjë spital funksional në veri të Gazës

OBSH: Tashmë nuk ka asnjë spital funksional në veri të Gazës

Gjenevë, 21 dhjetor 2023 (MIA)- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot njoftoi se pjesa veriore e Gazës ka mbetur pa asnjë spital funksional për shkak të mungesës së karburantit, personelit dhe materialeve mjekësore.

Siç njoftoi organizata, vetëm nëntë nga 36 ndërmarrje shëndetësore janë pjesërisht funksionale në të gjithë Gazën.

"Të gjitha këto objekte janë koncentruar në jug të enklavës. Faktikisht nuk ka më shumë spitale funksionale në në veri, deklaroi Riçard Peperkorni, përfaqësues i OBSH-së në Gazë, përmes video lidhjes nga Jerusalemi.

Sipas tij, spitali "Al-Ahli" është spitali i fundit i cili është minimalisht funksional dhe ende mjekon pacientë, por nuk pranon të rinj.

Peperkorni tha se deri para dy ditëve ka qenë spitali i vetëm në të cilin mundej të operoheshin të lënduarit në pjesën veriore të Gazës dhe i njëjti ka qenë i mbushur me pacientë të cilëve u është nevojitur ndihma urgjente. Ai tha se nuk ka më shumë salla të operacionit për shkak mungesës së karburantit, rrymës, materialeve mjekësore dhe punonjësve shëndetësor, mes të cilëve kirurgë dhe specialistë tjerë.

Pacientët, ashtu siç shtoi ai, nuk janë në gjendje të lëvizin dhe duhet urgjentisht të pranohen dhe të kenë mundësi të mbijetojnë. ss/

Foto: arkivi MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR