• e premte, 05 dhjetor 2025

OBSH: Të paktën 112 fëmijë palestinezë shtrohen çdo ditë në spitalet e Gazës shkaku i kequshqyerjes

OBSH: Të paktën 112 fëmijë palestinezë shtrohen çdo ditë në spitalet e Gazës shkaku i kequshqyerjes

Gjenevë, 28 qershor 2025 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se afro 112 fëmijë palestinezë çdo ditë shtrohen në spitalet e Gazës për shkak të kequshqyerjes që sipas saj, “është rezultat i drejtpërdrejtë i bllokadës dhe sulmit ushtarak të Izraelit ndaj enklavës”.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Gebrejesus deklaroi se situata humanitare në Gazë "tejkalon nivelet katastrofike", raporton agjencia VAFA (ËAFA).

Ai tha se nga 36 spitalet në Rripin e Gazës, vetëm 17 janë pjesërisht funksionale dhe asnjë nuk është funksional në Gazën veriore ose në Rafah në jug të largët, zonat më të goditura nga konflikti i vazhdueshëm.

Tedros tha gjithashtu se të paktën 500 njerëz janë vrarë duke tentuar të shpërndajnë ushqim në pikat e shpërndarjes së ndihmës të kontrolluara nga SHBA dhe Izraeli të cilat veprojnë jashtë sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Ai shtoi se OBSH-ja këtë javë arriti të ketë qasje në Gazë për herë të parë që nga 2 marsi, por me "kapacitet shumë të kufizuar" që thekson vështirësitë ekstreme me të cilat përballen agjencitë humanitare në përmbushjen e nevojave.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR