• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH sot anuloi një tjetër mision humanitar në Gazë për arsye sigurie

OBSH sot anuloi një tjetër mision humanitar në Gazë për arsye sigurie

 Gazë, 10 janar 2024 (MIA) -  Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka anuluar edhe një tjetër mision të planifikuar për ndihmë mjekësore në Gazë për arsye sigurie, raportojnë mediat britanike.

 Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus, deklaroi se agjencia e KB-së e ka anuluar misionin e saj të gjashtë  në veri të Gazës për shkak se kërkesat për të hyrë në pjesën e enklavës nuk ishin miratuar ose nuk janë përmbushur garancitë e sigurisë që nga vizita e fundit më 26 dhjetor, raportuan mediat britanike.

"Bombardimet intensive, kufizimet e lëvizjes, mungesa e karburantit dhe komunikimi i ndërprerë e pengojnë OBSH-në dhe partnerët tanë të arrijnë tek ata të cilër kanë nevojë", tha Tedrosi në një konferencë për shtyp onlajn nga Gjeneva. 

 OBSH-ja i bëri thirrje Izraelit t'i miratojë kërkesat e tyre dhe kërkesat e partnerëve të tjerë për dërgimin e ndihmës humanitare.

 Ofensiva izraelite filloi pasi grupi militant Hamas e sulmoi  pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, duke zhvendosur më shumë se 2.3 milionë banorëve të Gazës.

 Shumica  i kanë braktisur shtëpitë e tyre, infrastruktura civile është e rrënuar, ndërsa ka mungesë të madhe të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

 OBSH-ja bëri të ditur se në Gazë për momentin janë vetëm 15 spitale funksionale ose pjesërisht funksionale në Gaza.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR