• e diel, 22 dhjetor 2024

OBSH shpalli fundin pandemisë së koronavirusit

OBSH shpalli fundin  pandemisë së koronavirusit

Gjenevl, 5 maj 2023 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) shpalli fundin e pandemisë së koronavirusit, pasi që sot kumtoi se infektimi tashmë nuk është situatë e jashtëzakonshme shëndetësore globale.

Para tre viteve, më 30 janar të vitit 2020, Komiteti për raste urgjente i OBSH-së shpalli gjendje të jashtëzakonshme globale për shkak të koronavirusit, përkujtojnë mediumet britanike.

Statusi i këtillë ndihmoi që vëmendja ndërkombëtare të fokusohet në kërcënimin shëndetësor, si dhe të përforcohet bashkëpunimi për vaksina dhe trajtime.

Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme është shenjë për përparimin që e arriti bota në këtë fushë, por koronavirusi ende është i pranishëm, kumtoi OBSH, edhe pse ai tashmë nuk paraqet gjendje të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, mbi 6,9 milionë njerëz e humbën jetën nga pasojat e koronavirusit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR