OBSH: Sëmundjet ngjitëse në Gazë janë jashtë kontrollit
- – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot paralajmëroi se sëmundjet ngjitëse në Rripin e Gazës janë “jashtë kontrollit”, me çka vetëm 13 nga 36 spitale në territor funksionojnë pjesërisht.
- Post By Fitore Curri
- 12:31, 17 tetor, 2025
Gjenevë, 17 tetor 2025 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot paralajmëroi se sëmundjet ngjitëse në Rripin e Gazës janë “jashtë kontrollit”, me çka vetëm 13 nga 36 spitale në territor funksionojnë pjesërisht.
“Pa dallim nëse bëhet fjalë për meningjit... diarre, sëmundje të frymëmarrjes, flasim për sasi të madhe të punës”, tha Hanan Balki, drejtoreshë rajonale e organizatës shëndetësore në KB.
Në një deklaratë të posaçme, OBSH njoftoi se i ka rritur rezervat e pajisjes mjekësore për institucionet shëndetësore pasi hyri në fuqi armëpushimi në Gazë.
“Këtë javë, më shumë se 220 paleta me ilaçe bazë dhe material mjekësor ishin dërguar nga depoja jonë jugore deri te partnerët që i mbështesin spitalet në Gazë”, bëhet e ditur në kumtesën në rrjetin X.
OBSH i falënderoi Operacionet Evropiane për Mbrojtje Civile dhe Ndihmë Humanitare (ECHO) për mbështetje të tyre të vazhdueshme, njofton Gardian.
Programi Botëror për Ushqim i KB-së (WFP) sot njoftoi se që nga fillimi i armëpushimit, në Gazë ka dorëzuar mesatarisht 560 tonë ushqim në ditë, por se kjo ende është nën sasitë e nevojshme.
“Ende jemi nën atë që kemi nevojë... Armëpushimi hapi dritare të vogël të mundësive dhe Programi Botëror për Ushqim (WFP) lëvizë shumë shpejtë drejt rritjes së ndihmës në ushqim”, deklaroi zëdhënësja e WFP, Aber Etefa, për gazetarët në Gjenevë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s