• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Rritje alarmante e rasteve të lisë në Evropë

OBSH: Rritje alarmante e rasteve të lisë në Evropë

Gjenevë, 24 janar 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi se vitin e kaluar ka pasur një rritje alarmante të rasteve të lisë në Evropë, ku ka pasur tridhjetë herë më shumë raste se një vit më parë, njoftoi Bi-Bi-Si.

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se rastet janë në rritje dhe se nevojiten "masa urgjente" për të parandaluar përhapjen. Më shumë se 30.000 njerëz janë infektuar në vitin 2023, krahasuar me 941 në të gjithë vitin 2022,

OBSH beson se arsyeja për këtë është sepse më pak fëmijë janë vaksinuar kundër sëmundjes gjatë pandemisë Kovid-19.

"Ne pamë, në rajon, jo vetëm një rritje 30-fish të rasteve të lisë, por edhe gati 21 mijë hospitalizime dhe pesë vdekje nga lija. Kjo është shqetësuese, vaksinimi është mënyra e vetme për të mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje potencialisht e rrezikshme, tha Hans Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR