• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Rrezik nga paraqitja e varianteve më të rrezikshme të Kovid-19

OBSH: Rrezik nga paraqitja e varianteve më të rrezikshme të Kovid-19
Gjenevë, 15 korrik 2021 (MIA) - Komiteti për Ndihmë Urgjente për Kovid-19 pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e paralajmëroi bashkësinë ndërkombëtare se me siguri do të shfaqen dhe do të përhapen mutacione të reja, më të rrezikshme të virusit korona në botë. Këtë e bëri të  ditur në brifingun në Gjenevë  drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, i cili i informoi gazetarët për rekomandimet e Komitetit në seancën e tetë të tij dje dhe sot. "Komiteti paralajmëroi për një mundësi të madhe të shfaqjes dhe përhapjes globale të mutacioneve të reja dhe më të rrezikshme të mundshme të Kovid-19, të cilat mund të jenë edhe më të vështira për t'u kontrolluar", theksoi Gebrejesusi.  ar/  

QËNDRONI TË LIDHUR