• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH regjistroi rënie për 90 për qind të rasteve të vdekjes nga Kovid-19 nga dimri i kaluar

OBSH regjistroi rënie për 90 për qind të rasteve të vdekjes nga Kovid-19 nga dimri i kaluar
Gjenevë, 9 nëntor 2022 (MIA) - Numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 dukshëm ra nga dimri i kaluar, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Javën e kaluar, rreth 9.400 raste të vdekjes si pasojë e Kovid-19 ishin regjistruar në mbarë botën, njoftoi sot në Gjenevë shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus. Kjo është gati 90 për qind më pak se sa në shkurt, kur ishte arritur piku javor prej 75.000. Edhe pse ai është zhvillim pozitiv, shumë njerëz ende vdesin, tha Tedros gjatë konferencës për media. "Gati 10.000 raste të vdekjes në javë janë shumë për sëmundje e cila mund të parandalohet dhe mjekohet", theksoi ai. "Kovid -19 ende është pandemi", tha epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerhove. Javën e kaluar, në mbarë botën ishin regjistruar rreth 2,1 milionë infeksione të reja. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR