• e diel, 22 dhjetor 2024

OBSH përsëri bëri thirrje për një armëpushim urgjent humanitar

OBSH përsëri bëri thirrje për një armëpushim urgjent humanitar

Zhenevë, 28 tetor 2023 (MIA) - OBSH i përsëriti thirrjet e saj për një armëpushim urgjent humanitar, mbrojtjen e institucioneve shëndetësore, punëtorëve dhe pacientëve; dhe qasje urgjente për të shpëtuar jetë në Gaza, deklaroi sot shefi i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus

"Civilët, pacientët dhe punonjësit e shëndetësisë në Gaza e  kanë kaluar natën në errësirë ​​dhe frikë, ka shkruar ai në rrjetin X.

Organizata botërore e shëndetësisë paraprakisht kumtoi se ende nuk ka kontakte me ekipet e tij në Rripin e Gazës të rrethuar dhe të bombarduar.

Shërbimet e internetit, telefonisë fikse dhe celulare u ndërprenë në të gjithë Gazën mbrëmë për shkak të një sulmi izraelit me çka rreth 2,3 milionë banorë nga bota ishin të shkëputur nga bota.

Gebrejesus deklaroi se për shkak të ndërprerjes së të gjitha komunikimeve në Gaza, është e pamundur automjetet e ndihmës së shpejtë të arrijnë tek te plagosurit.

Agjencia e Kombeve të bashkuara për refugjatët palestinezë (UNVRA) kumtoi se në sulmet e mbrëmshme ajrore izraelite në Gaza kanë vdekur 58 punonjës të saj.

Koordinatorja mjekësore e Mjekëve pa kufi për territoret palestineze, Gilemet Tomas, tha se ata nuk kanë qenë në kontakt me ekipin e tyre për më shumë se 12 orë. ls/ 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR