OBSH: Numri i të prekurve nga fruthi në botë vitin e kaluar u rrit për 20 për qind
- Numri i rasteve të fruthit në nivel global është rritur për 20 për qind vitin e kaluar për shkak të mungesës së vaksinimit në vendet më të varfra të botës dhe ata të prekur nga konflikti, bëjnë të ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrat amerikane për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve.
- Post By Fami Bajrami
- 08:44, 15 nëntor, 2024
Gjenevë, 15 nëntor 2024 (MIA) - Numri i rasteve të fruthit në nivel global është rritur për 20 për qind vitin e kaluar për shkak të mungesës së vaksinimit në vendet më të varfra të botës dhe ata të prekur nga konflikti, bëjnë të ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrat amerikane për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve.
Thuhet se vitin e kaluar janë regjistruar rreth 10.3 milionë raste, krahasuar me 8.65 milionë në vitin 2022.
Më shumë se 22 milionë fëmijë humbën dozën e parë të vaksinës kundër fruthit vitin e kaluar, thuhet në kumtesë.
Numri i vdekjeve lidhur me këtë sëmundje ra për tetë për qind vitin e kaluar në 107,500 për shkak të qasjes më të mirë në shërbimet shëndetësore dhe vaksinat në vendet me të ardhura të larta si Evropa.
Në kumtesë theksohet se pothuajse gjysma e të gjitha epidemive të fruthit kanë ndodhur në vendet afrikane, ku numri i vdekjeve është rritur me 37 për qind.