• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

OBSH: Një sëmundje e panjohur vret më shumë se 50 njerëz në Kongo

OBSH: Një sëmundje e panjohur vret më shumë se 50 njerëz në Kongo

Kinshasa, 25 shkurt 2025 (MIA) - Një sëmundje e panjohur në pjesën veriperëndimore të Kongos ka vrarë më shumë se 50 njerëz, kumtuan mjekët në terren dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

"Intervali ndërmjet fillimit të simptomave dhe vdekjes në shumicën e rasteve është 48 orë, që është brengë serioze", tha Serzh Ngalebato, drejtor i spitalit "Bikoro", qendër rajonale për ndjekjen e sëmundjeve.

Shpërthimi i sëmundjes në Kongo filloi më 21 janar, ndërsa janë regjistruar 419 raste, duke përfshirë edhe 53 raste të vdekjes.

Sipas informatave të departamentit për Afrikën pranë OBSH-së, rasti i parë në lagjen Boloko ka filluar pasi tre fëmijë hëngrën një lakuriq dhe vdiqën pas 48 orësh pasi zhvilluan simptoma të etheve.

OBSH kumtoi se numri i epidemive të tilla në Afrikë është rritur për më shumë se 60 për qind në dekadën e fundit.

Në shpërthimin e dytë të sëmundjes në lagjen Bomate më 9 shkurt, mostrat e 13 rasteve janë dërguar për testim në Institutin Nacional për Hulumtime Biomjekësore në Kinshasa. Të gjitha mostrat ishin negative për ebolë ose ethe tjera të zakonshme hemorragjike si Marburg. Disa mostra ishin pozitive për malarien.

Vitin e kaluar, një sëmundje e panjohur e ngjashme me gripin, nga e cila vdiqën dhjetëra persona në pjesën tjetër të Kongos, me siguri ishte malarie, citohet në raport. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR