OBSH: Nevojiten të paktën 10 miliardë euro për rimëkëmbje të sistemit shëndetësor në Gazë
- Të paktën 10 miliardë dollarë me siguri do të nevojiten për rimëkëmbje të sistemit të shkatërruar shëndetësor në Gazë në pesë deri shtatë vitet e ardhshme, sipas vlerësimit të parë të Organizatës shëndetësore botërore.
- Post By Besnik Shuki
- 19:13, 16 janar, 2025

Gjenevë, 16 janar 2025 (MIA) - Të paktën 10 miliardë dollarë me siguri do të nevojiten për rimëkëmbje të sistemit të shkatërruar shëndetësor në Gazë në pesë deri shtatë vitet e ardhshme, sipas vlerësimit të parë të Organizatës shëndetësore botërore.
"Nevojat janë të mëdha", deklaroi përfaqësuesi i agjencisë shëndetësore të KB-së në territoret palestineze, Rik Piperkorn.
Vlerësimi i parë i harxhimeve për rimëkëmbje vetëm të sektorit shëndetësor ishte "madje më shumë se tre miliardë dollarë për 1,5 vitet e para, e pastaj 10 miliardë dollarë për pesë deri shtatë vite". bsh/