• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Në përleshjet në Sudan 413 të vdekur dhe 3.551 të plagosur që nga mesi i prillit

OBSH: Në përleshjet në Sudan 413 të vdekur dhe 3.551 të plagosur që nga mesi i prillit

 Gjenevë, 21 prill 2023 (MIA) - Në përleshjet në Sudan që nga mesi i prillit kanë humbur jetën 413 persona, ndërsa 3.551 persona janë plagosur, deklaroi sot në Gjenevë, zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Haris.

Zëdhënësi i Fondit të KB-së për Fëmijë (UNICEF), Xhejms Elder, në brfingun e njjtë tha se "të paktën nëntë fëmijë kanë vdekur në luftime dhe më shumë se 50 fëmijë janë plagosur". Ai gjithashtu tha se kujdesin vital që e kanë pasur  rreth 50.000 fëmijë para konfliktit ishte "ndërprerë" nga kequshqyerja akute. 

“Jetët e këtyre fëmijëve janë në rrezik”, deklaroi zëdhënës i UNICEF-it. 

Shumë familje për shkak të luftimeve janë të bllokuar, me pak ose aspak qasje në energji elektrike, ujë, ushqim dhe ilaçe. 

 Sudani ka një nga normat më të larta të kequshqyerjes së fëmijëve në botë. Sipas të dhënave të UNICEF-it, para konfliktit në vend ka pasur më shumë se 600.000 fëmijë që kanë vuajtur nga kequshqyerja e rëndë akute.

Përleshjet në Sudan kanë vazhduar edhe sot edhe krahas thirrjeve për armëpushim me rastin e festës së Fitër Bajramit. Përleshjet filluan pasi tensionet midis ushtrisë dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë u përshkallëzuan, duke anuluar  nënshkrimin e   marrëveshjes për rifillimin e demokratizimit të Sudanit. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR