• e shtunë, 21 dhjetor 2024

OBSH: Lufta globale kundër duhanit po përparon

OBSH: Lufta globale kundër duhanit po përparon

Gjenevë, 31 korrik 2023 (MIA) - Përpjekjet e shëndetit publik për të frenuar përdorimin e duhanit në mbarë botën po bëjnë përparim. Një numër i madh i vendeve po marrin masa kundër pirjes së duhanit, thuhet në raportin e publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

"Tani 5,6 miliardë njerëz jetojnë në vende që kanë zbatuar të paktën një nga masat e rekomanduara të OBSH-së për të mbrojtur joduhanpirësit në gati 40 për qind të vendeve, hapësirat publike të brendshme tani janë pa tym", thuhet në raportin më të ri.

OBSH-ja ka kritikuar disa vende që nuk kanë ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të kufizuar përdorimin e duhanit dhe për të zbatuar rregullat ekzistuese.

Sipas OBSH-së, më shumë se tetë milionë njerëz në vit vdesin nga duhani, shumica e tyre në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Në raport thuhet se tymi i duhanit ka ndikim të madh edhe te joduhanpirësit, që do të thotë se 1,2 milionë vdekje çdo vit, duke përfshirë vdekjen e 65,000 fëmijëve, është për shkak të ekspozimit ndaj duhanit pasiv. Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit pasiv janë në rrezik të vdekjes, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, sëmundjeve të frymëmarrjes, diabetit të tipit dy dhe kancerit.

"Masat efektive për të parandaluar pirjen e duhanit do të sigurojnë që më pak njerëz të preken nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare ose problemet e frymëmarrjes të shkaktuara nga pirja e duhanit", deklaroi drejtori i OBSH-së për promovim të shëndetit, Rudiger Kreh. 

Raporti vlerëson progresin e vendeve në kontrollin e duhanit dhe tregon se dy vende, Mauriciusi dhe Holanda, kanë arritur nivelin më të lartë të zbatimit të të gjitha masave të OBSH-së, që deri tani e ka arritur vetëm Brazili dhe Turqia. 

OBSH-ja u bën thirrje të gjitha vendeve të zbatojnë të gjitha masat e OBSH-së për të luftuar epideminë e duhanit.

Tetë vende duhet të zbatojnë vetëm edhe një masë më shumë për t'u bashkuar me liderët në kontrollin e duhanit: Etiopia, Irani, Irlanda, Jordani, Madagaskari, Meksika, Zelanda e Re dhe Spanja.

Në raport thuhet se 53 vende ende nuk kanë një ndalim të plotë të pirjes së duhanit në institucionet e kujdesit shëndetësor. Vetëm rreth gjysma e vendeve kanë vende pune në kompani private dhe restorante pa duhan.

OBSH-ja u bën thirrje të gjitha vendeve që të zbatojnë të gjitha masat e OBSH-së për të luftuar epideminë e duhanit, e cila vret 8,7 milionë njerëz në mbarë botën, dhe t'i kundërvihen industrisë së duhanit dhe nikotinës, e cila po lobon kundër këtyre masave të shëndetit publik, theksoi Kreh. qa/fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR